All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Shifra shqetësuese nga koronavirusi në Europë, mbi 22 mijë infeksione në Francë

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2021, 08:35 | Bota
Shifra shqetësuese nga koronavirusi në Europë, mbi 22 mijë
All - Paragraf - 1

Europa vijon të regjistrojë shifra të larta nga koronavirusi.

Sikurse njoftohet nga autoritetet shëndetësore, gjatë 24 orëve të fundit, në Britaninë e Madhe u fol për mbi 9800 raste të reja. Edhe pse shifra tregon rënie në krahasim me të dhënat e një jave më parë, mbetet sërish e lartë dhe shqetësuese.

All - Paragraf - 3

Franca regjistroi mbi 22 mijë raste, shumë më shumë se të njëjtën ditë të një jave më parë.

Edhe në Itali përqindja e pozitivitetit mbetet ende shqetësuese. Niveli i pozitivitetit ka treguar rritje përgjatë ditëve të fundit duke arritur dje në 5.4%, por, për momentin, qeveria italiane ka refuzuar propozimin nga disa ekspertë për të kufizuar masat në të gjithë vendin, i shndërruar i tëri në nivelin e ashtuquajtur portokalli, që sheh mbylljen e restoranteve dhe bareve, dhe ndalimin e kalimit nga bashkia në bashki. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos