Situata atmosferike në Siçili po bëhet gjithmonë më e rëndë, për shkak të shirave tejet të rrëmbyera.
Krahina e Agrigentos duket më e goditura, në veçanti bashkia e Shakas (Sciacca), e cila sipas vetë kryebashkiakut “ndodhet në gjunjë, praktikisht e shkatërruar”.
Disa përrenj kanë dalë nga shtrati duke përmbytur qytezën. Disa rrugë janë shembur, praktikisht zhdukur, duke izoluar popullsinë, ndërkohë që janë dëmtuar disa godina dhe mjete të ndryshme.
Situata atmosferike në Siçili po bëhet gjithmonë më e rëndë, për shkak të shirave tejet të rrëmbyera Krahina e Agrigentos duket më e goditura, në veçanti bashkia e Shakas (Sciacca), e cila sipas vetë kryebashkiakut “ndodhet në gjunjë, praktikisht e shkatërruar” Disa përrenj kanë dalë nga shtrati duke përmbytur qytezën. Disa rrugë janë shembur, praktikisht zhdukur duke izoluar popullsinë Autoritetet kanë urdhëruar popullsinë që mos të lej banesat, ndërkohë që bilanci financiar i dëmeve mund të jetë i lartë Problematike situata edhe në afërsi të Palermos, ku janë të shumtë banorët e bllokuar në katet e para të shtëpive, veçanërisht ato më të moshuar
Autoritetet kanë urdhëruar popullsinë që mos të lërë banesat, ndërkohë që bilanci financiar i dëmeve mund të jetë i lartë.
Problematike situata edhe në afërsi të Palermos, ku janë të shumtë banorët e bllokuar në katet e para të shtëpive, veçanërisht ato më të moshuar.
(A2 Televizion)