
Reshjet e shiut të dy ditëve të fundit kanë shpëtuar pyjet në Kukës, të cilat prej një muaji kanë qenë në momentet e saj më të vështira si pasojë e zjarreve.
Ndonëse angazhimi nga strukturat lokale, zjarrfikësit dhe ndërhyrja nga ajri nuk munguan, fikja e zjarreve në veri të vendit ishte shumë e vështirë për shkak dhe të terrenit e erës së fortë.
Tashmë të gjitha vatrat e zjarrit në Kukës janë shuar, ndonëse forcat zjarrfikëse janë në gatishmëria pasi ekziston rreziku që disa vatra mund të riaktivizohen.
hefi i Shërbimit Zjarrfikës i Bashkisë së Kukësit, ka bërë me dije se është shuar zjarri në Majën e Rrunës dhe te Maja e zezë. Situatë e qetë paraqitet edhe Tropojë dhe Has. (A2 Televizion)