Një aksident i frikshëm ka ndodhur, mesditën e së premtes, në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat.
Një furgon mallrash është përplasur në pjesën e pasme të një kamioni, duke pësuar dëme të mëdha.
Për fat të mirë, drejtuesi i furgonit nuk ka pasuar lëndime, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)