Vdekja e 4 turistëve në Qerret, reagon ambasada ruse: Mund të kryhet një ekspertizë mjekoligjore shtesë

Nga A2 CNN
22 Tetor 2021, 13:33 | Kronikë
Vdekja e 4 turistëve në Qerret, reagon ambasada ruse: Mund të

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook se trupat e pajetë të 4 turistëve, të cilët u gjetën të vdekur në ambientet e një hoteli në Qerret të Kavajës, janë nisur mëngjesin e sotëm për në Moskë.

Ndërkohë, ambasada thekson se për të përcaktuar vdekjen e turistëve mund të kryhet një ekspertizë mjekoligjore shtesë edhe në Rusi.

“Në mëngjesin e hershëm të 22 tetorit trupat e pajetë të shtetasve rusë, të cilët humbën jetën më 15 tetor në territorin e Republikës së Shqipërisë, u nisën në Rusi me një fluturim të rregullt.      

Sipas legjislacionit rus, mund të kryhet një ekspertizë mjekoligjore shtesë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tyre.   

Shpresojmë në marrjen sa më të shpejtë të përfundimeve zyrtare nga pala shqiptare, si edhe në bashkëpunimin e mëtejshëm të ngushtë të organeve ligjzbatuese ruse dhe shqiptare për sqarimin e rrethanave të tragjedisë”, mbyllet reagimi i ambasadës Ruse në Tiranë.

Ndërkohë, A2 CNN ka siguruar ekskluzivisht dëshmitë e dy prej punonjësve të hotelit në Qerret të Kavajës ku humbën jetën tragjikisht 4 rusë të së njëjtës familje. Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një javë më parë grupi hetimor mori në pyetje dhe punonjësin e pishinës personin me iniciale N.H. i cili tha për hetuesit se si çdo ditë ai bënte pastrimin e pishinës në të cilën ka hedhur vetëm një gotë me klor. Ngjarja ngre pikëpyetje të shumta në një kohë që nga dosja hetimore, por edhe dëshmitë e punonjësve hedhin poshtë disa prej pistave te mundshme. Grupit të hetimit një ditë më parë iu kthyen mbrapsht dhe mostrat e ujit pasi rezultojnë të marra jo sipas kushteve të duhura për t’u analizuar. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/10/21/vdekja-e-turisteve-ruse-punonjesi-i-pishines-hodha-vetem-nje-gote-klor-ne-60-tone-uje/
https://a2news.com/2021/10/21/ceshtja-e-turisteve-ruse-muzhaqi-nuk-kemi-teknologjine-e-duhur-na-duhet-ndihme-nga-laboratore-te-huaj/
https://a2news.com/2021/10/21/vdekja-e-turisteve-ruse-kasapi-duhet-ekspertize-jashte-vendit-per-te-mesuar-nese-ishte-vrasje-me-agjente-biologjike/
https://a2news.com/2021/10/21/duhet-te-kontrollohen-komunikimet-elektronike-te-turisteve-ruse/

A2 CNN Livestream

Latest Videos