Shiste “kompletet e vetëvrasjes” në internet, zbulohet “Toronto”

Nga A2 CNN
4 Maj 2023, 08:08 | Bota
Shiste “kompletet e vetëvrasjes” në internet, zbulohet

Interpoli ka mundur të identifikojë dhe të vërë në pranga në Kanada një person që dyshohet se shiste në internet të ashtuquajturat “kompletet e vetëvrasjes”, të cilat mendohet të jenë shkaktare të disa vdekjeve në Europë.

Personi i arrestuar është Kenneth Law, një kuzhinier me nofkën “Toronto” i cili shiste në internet komplete të vërteta vetëvrasëse të bazuara në "maska ​​për fytyrën" dhe "nitrat natriumi".

Viktima e parë në Itali nga këto objekte është një mësuese 63-vjeçare, banuese në Trentino , e cila u vetëvra më 4 prill me helmin e blerë online.

Përpjekjet për ta shpëtuar gruan qenë të kota, pavarësisht telefonatës së prindërve të saj në shërbimin e emergjencës dhe ndërhyrjes së karabinierëve. Prokuroria Publike e Trentos ka hapur një hetim për nxitje për të kryer vetëvrasje. Për momentin, dosja është në ngarkim të personave të panjohur.

Tani Interpoli është në garë me kohën pasi 8 komplote të tjera vetëvrasëse, janë blerë nga persona të ndryshëm në Itali.

Në momentin e arrestimit, Kenneth Law pranoi se kishte furnizuar me kompletin qindra anglezë me prirje vetëvrasëse dhe se prej shumë prej tyre konsiderohej se kryente punën e Zotit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos