Shkatërrim dhe dhjetëra viktima, pamje apokaliptike nga përmbytjet në Indi e Nepal

Nga A2 CNN
20 Tetor 2021, 11:56 | Bota

Më shumë se 100 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë shpallur të humbur si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë, prej disa ditësh, Indinë dhe Nepalin.

Zona më e goditur nga përmbytjet është ajo e Uttarakhand, ku deri tani janë konfirmuar 46 viktima, ndërsa 11 të tjerë u shpallën të humbur ditën e sotme.

Në shtetin fqinj të Nepalit, 31 persona janë vrarë nga rrëshqitjet e dherave, për të cilat ekspertët deklarojnë se janë përherë e më të zakonshme dhe që vijnë si pasojë e shkrirjes së akullnajave në Himalaje.

Më shtetin indian të Keralas, autoritetet janë detyruar të hapin portat e hidrocentraleve, pasi uji ka arritur në nivele ekstreme dhe kërcënon një fatkeqësi më të rëndë nëse digat çahen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos