Shkelja e privatësisë, rritet numri i ankesave për cenim të të dhënave personale

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2020, 16:33 | Aktualitet
Shkelja e privatësisë, rritet numri i ankesave për cenim të

Shqiptarët, gjithnjë e më shumë po ndërgjegjësohen për privatësinë e tyre dhe çfarë përbën shkelje të saj. Përveç proceseve gjyqësore këtë e tregon dhe numri gjithnjë e në rritje të denoncimeve pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

301 ankesat për vitin 2019 kanë të bëjnë me publikimin e të dhënave personale në media, kryesisht në ato online. Vendosja e parregullt e kamerave të survejimit në ambiente publike dhe private, si dhe përhapja e paligjshme e imazheve të regjistruara. Gjë që është vënë re kohët e fundit në raste vrasjesh apo aksidentesh.

Sipas raportit të dorëzuar në Kuvend nga Komisioneri, qytetarët kanë denoncuar dhe mos garantimin e të drejtës për akses në të dhëna personale apo përpunimin e parregullt i të dhënave nga platformat online e hasur kryesisht tek aplikacionet që shkarkohen në celularë.

Nisur nga këto ankesa por jo vetëm, zyra e Komisionerit ka ndërmarrë hetime në terren në sektorët më problematikë ku janë evidentuar shkeljet. “Sektorët kryesorë ku janë realizuar këto hetime janë institucione të administratës shtetërore, shëndetësi, call center, subjekte financiare jo bankare, të transportit, etj.”, thuhet në raport.

Në rritje, sipas raportit, është dhe tendenca për të kërkuar informacion zyrtarisht nga institucionet. Por megjithatë jo gjithmonë institucionet kanë qenë korrekte në zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit.  Gjatë vitit 2019, sanksionet si për këtë kategori ashtu dhe ata që shkelin privatësinë, kanë qenë së bashku në vlerën e 5300 lekëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos