All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Sulm i armatosur në zemër të SHBA, viktima dhe të plagosur në Uashington, policia ndërhyn

Nga Xhevahir Qardaku
12 Nëntor 2026, 18:23 | Bota
All - Paragraf - 1

Sulm i armatosur në zemër të SHBA, viktima dhe të plagosur

Një person ka mbetur i vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në qendër të Uashingtonit, në Shtetet e Bashkuara.

All - Paragraf - 3

Sipas policisë, njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje kritike, ndërsa tre të tjerët kanë marrë plagë që nuk u rrezikojnë jetën.

I dyshuari për sulmin, i përshkruar si një burrë i bardhë, është gjetur i vdekur pasi ishte barrikaduar brenda një ndërtese, ku dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri.

Të shtënat ndodhën brenda dhe pranë një palestre në zonën e Logan Circle, duke shkaktuar panik mes dëshmitarëve, të cilët u larguan me vrap nga vendngjarja.

All - Paragraf - 6

Autoritetet po hetojnë rrethanat dhe motivin e sulmit. Ndërkohë, dëshmitarët kanë përshkruar skena kaotike, me të shtëna armësh shumë pranë tyre dhe tym që ngrihej nga zona.

  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos