
Lajmi është konfirmuar nga Ministria turke e Mbrojtjes përmes një deklarate zyrtare. Sipas autoriteteve, shkaqet që çuan në rrëzimin e helikopterit mbeten ende të paqarta.
Pas incidentit, ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje, ku po monitorojnë situatën dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Deri në këto momente, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me numrin e personave që ndodheshin në bord apo gjendjen e tyre. (A2 Televizion)