Shkelma e grushte pas ndeshjes Tirana-Beshiktash, e pësojnë 14 tifozë shqiptarë e turq

Nga A2 CNN
4 Gusht 2023, 15:03 | Futboll
Shkelma e grushte pas ndeshjes Tirana-Beshiktash, e pësojnë 14

Policia e Shtetit njofton se janë proceduar penalisht 14 shtetas, tifozë të dy ekipeve, pas incidenteve si gjatë ashtu edhe pas përballjes mes Tiranës dhe Beshiktash.

Fundi i sfidës u shoqërua me dhunë dhe kaos, ku tifozët e dy ekipeve u përplasën ndërmjet tyre në rrugët e kryeqytetit.

Tiranë/ Prishën qetësinë publike duke u konfliktuar me njëri-tjetrin, si dhe dëmtuan 1 automjet, pas përfundimit të ndeshjes Tirana - Beshiktash, procedohen penalisht 14 shtetas, tifozë të këtyre skuadrave.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasit: 

-T. K., 30 vjeç, H. A., 30 vjeç, Y. T., 26 vjeç, F. K., 25 vjeç, V. A., 25 vjeç, T. K., 25 vjeç, A. A., 34 vjeç, O. S., 25 vjeç, A. U., 27 vjeç, S. O., 28 vjeç, të gjithë banues në Turqi; 

- C. K., 37 vjeç, banues në Gjermani;

- I. P., 22 vjeç, si dhe për dy shtetas të mitur 17 vjeç, të tre banues në Tiranë.  

Këta shtetas, ditën e djeshme, pas përfundimit të ndeshjes Tirana - Beshiktash, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, në rrugën "Abdi Toptani". Gjatë konfliktit mes këtyre shtetasve, kanë mbetur të dëmtuar lehtë shtetasit T. A., 28 vjeç, dhe V. M., 47 vjeç.  

Gjithashtu, gjatë konfliktit ndërmjet tyre, është dëmtuar 1 automjet i parkuar në parkingun e një hoteli. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sende të forta të përdorura gjatë konfliktit dhe lëndë piroteknike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)

Njoftimi i Policisë së Tiranës
https://youtu.be/KPLaarLGLR4
https://a2news.com/2023/08/03/beshiktashi-kafshate-e-forte-tirana-mbyll-aventuren-europiane/
https://a2news.com/2023/08/04/pas-nxehjes-ne-stadium-tifozet-e-tiranes-dhe-beshiktashit-u-perleshen-edhe-ne-rruget-e-lokalet-kryeqytetit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos