Shkelqeu në Kupën e Amerikës, Atletico Madrid zyrtarizon blerjen e argjentinasit

Nga A2 CNN
12 Korrik 2021, 19:36 | Futboll

Rodrigo de Paul është nga sot lojtar i Atletico Madrid.

Kampionët në fuqi të Spanjës njoftuan në kanalet zyrtare marrëveshjen e arritur me Udinesen për futbollistin argjentinas, i cili shkëlqeu në Kupën e Amerikës të sapo fituar nga bardhekaltërit.

Sezonin e kaluar, në Serinë A, De Paul luajti 36 ndeshje, duke shënuar 9 gola e duke dhënë 9 asist.

Mesfushori u ble nga Udinese për 35 milionë euro dhe ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos