
Gjimnazistët në Korçë kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur protestën në rrugët e qytetit, ndonëse tubimin e kishin paralajmëruar për orën 11:00.
Sipas nxënësve, ata vendosën të dalin më herët nga shkolla, pasi pretendonin se mësuesit do t’u mbyllnin derën gjatë pushimit të madh dhe nuk do t’i lejonin të dilnin për të protestuar.
Gjimnazistët kanë lënë ambientet e shkollave dhe po marshojnë në rrugët e Korçës. (A2 Televizion)