
Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur gjatë orëve të natës në aksin Fier-Lushnjë.
“Gjatë natës, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, shtetasi E. B., 46 vjeç, banues në Vlorë, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi H. Sh., 33 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)