Sot mblidhet Kuvendi, pas protestës së dhunshme paralajmërohet një tjetër tubim në Tiranë

Nga A2 CNN
15 Tetor 2026, 08:32 | Politikë

Sot mblidhet Kuvendi, pas protestës së dhunshme paralajmërohet

Një tjetër paralajmërim për protestë është bërë sot, ndërkohë që rreth orës 10:00 Kuvendi pritet të mblidhet për seancën e radhës plenare.

Një ditë më parë një protestë e dhunshme u zhvillua në Tiranë, ku protestuesit shënjestruan disa nga institucionet qeveritare, si Kryeministrinë, Kuvendin, Ministrinë e Arsimit, Ekonomisë dhe Drejtësisë.

Sulmit nuk i shpëtuan as një sërë biznesesh private në rrugët kryesore të kryeqytetit, ndërkohë që pati përplasje të forta me policinë.

Seanca e sotme e Kuvendit mbahet një ditë pasi protestuesit sulmuan derën e Kryesisë së Kuvendit, duke thyer xhamat.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos