
Shkëndija kalon turin e Conference League pas barazimit 2-2 me armenët e Ararat Yerevan. Tetovarët niseshin nga një rezultat komod 2-0 në shtëpi, dhe i duhej vetëm të mbronin rezultatin.
Por në pjesën e parë Shkëndija tregoi superioritetin që në minutën e dytë, me anë të një autogoli. Ndërkohë që kontrollonte lojën, Shkëndija vulosi kualifikimin me golin e dytë në minutat shtesë të pjesës së parë, me anë të Gurit.
Në pjesën e dytë, gjithsesi, tetovarët u relaksuan më shumë sesa duhej, duke pësuar dy gola në minutat 49 dhe 79, por pa vënë në rrezik kualifikimin. Shkëndija do të ndeshet në turin e dytë letonezët e Valmieras. (A2 Televizion)