Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raporton se ka pasur probleme me hapjen e disa qendrave të votimit në zonën e Shkodrës.
Problemet në Shkodër janë hasur që ditën e djeshme ku dhjetëra qendra që ishin caktuar nga KQZ si qendra votimi ishin mbyllur me zinxhirë nga Bashkia e Shkodrës.
Në mbrëmje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi zhvendosjen e disa QV për shkak të bllokimit të hyrjes së tyre. (A2 Televizion)