
Disa persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin banesën e një 65-vjeçari në Roskovec të Fierit, por janë pikasur nga pronari dhe kushëriri i tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20 të mbrmëjes së sotme.
Policia njofton se autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy kushërinjve dhe për pasojë ka mbetur i plagosur kushëriri i pronarit të shtëpisë, 40-vjeçari me iniciale A. Ç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve. (A2 Televizion)