Shkolla nisi. Sa janë kostot për një familje?

Nga A2 CNN
16 Shtator 2019, 17:24 | Ekonomi

Fillimi i shkollës shoqërohet edhe me kosto financiare shtesë për prindërit. Shpenzimet nisin me librat e mjetet mësimore e përfundojnë sipas mundësive me veshjet e transportin. Është pse këtë vit duket se prindërit kanë paguar më pak, për një pjesë të tyre kostot mbeten të papërballueshme.

Instituti i Statistikave konstaton se për vitin 2017 që është edhe e dhëna e fundit e disponueshme, shpenzimet për arsimin në buxhetin e një familje shqiptare zunë 3.9% të totalit,  nga 4.4% që ishin një vit më parë.

Por sa kushton të çosh një fëmijë në shkollë? Në bazë të një përllogaritjeje, sipas çmimeve në treg, kostot e një familje për një nxënës që ndjek arsimin 9-vjeçar në një shkollë publike variojnë nga 13 mijë deri në 27.500 lekë, ku përfshihen shpenzimet për librat, çantën e shkollës, një veshje të re dhe transportin për një muaj.

Për të njëjtat shpenzime, kostot për një nxënës që ndjek arsimin e mesëm shkojnë nga 8 mijë deri në 30 mijë lekë. Për një pjesë të familjeve, këto shpenzime janë të kripura, edhe pse fëmijët janë investimi më i vlefshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos