
Pamjet tregojnë pasojat e zjarrit masiv që përfshiu kodrat e fshatin Jarua të Fierit. Përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarrin kanë sfiduar në kuptimin e plotë të fjalës edhe shërbimet zjarrfikëse të Fierit, Patosit dhe Roskovecit.
Sipas shefit të repartit zjarrfikës të Fierit, sipërfaqja e përshkuar nga zjarri mund të jetë rreth 30 hektarë, midis të cilave edhe shumë hektarë më ullinj.
Sakaq, policia e Fierit ka identifikuar dhe ndaluar një banor të zonës, i cili dyshohet se ka shkaktuar zjarrin që përfshiu kodrat e Jaruas. Sipas të dhënave paraprake, i dyshuari ka ndezur zjarr për të djegur barishtet e tokës së tij, por më pas zjarri i ka dalë jashtë kontrollit. (A2 Televizion)