
Një vatër masive zjarri është shfaqur në kodrat me ullinj pranë fshatit Jarua të Fierit.
Flakët e favorizuara edhe nga era kanë qenë shumë pranë banesave të fshatit dhe vetëm ndërhyrja fillimisht e banorëve të zonës dhe më pas edhe mjeteve zjarrfikëse ka bërë të mundur ndërprerjen e përparimit të flakëve drejt banesave.
Ndërkohë në anën e Kodrës zjarri herë pas here merret përmasa të mëdha, ndërsa zjarrfikësit janë fokusuar pranë banesave të fshatit për të mos lejuar kalimin e flakëve drejt tyre.
Banorët e zonës shprehen se zjarr të përmasave të tilla nuk kishin parë ndonjëherë në këtë zonë.
Drejtuesit e repartit zjarrfikës, shprehen se po bëjnë maksimumin për të mbajtur nën kontroll flakët, ndërsa shprehen se në varësi të situatës nuk përjashtohet as mundësia e kërkimit të ndihmës nga ajri. (A2 Televizion)