Kujtesa që thërret, kthim në kampin e Tepelenës, aty ku vdiqën rreth 300 fëmijë

Nga A2 CNN
23 Gusht 2023, 16:17 | Aktualitet
Kujtesa që thërret, kthim në kampin e Tepelenës, aty ku

Nuk është e thjeshtë të rikthehesh në një kamp ku qindra fëmijë kanë humbur jetën, ndërsa kujton fëmijërinë tënde mes urisë, skamje e torturave. Shumë prej tyre janë kthyer aty për të rikujtuar dramën e një vendi komunist që thërriste vetëm për liri. 1500 familje kryesisht nga veriu i Shqipërisë, familjarë të atyre që kishin tentuar të arratiseshin, vuanin dënimin këtu.

Fëmijë që nuk e kuptonin ende pse dënoheshin dhe as që e kuptonin fjalën arrati. Sipas dokumenteve, si pasojë e përhapjes së një epidemie po edhe mungesës së ushqimit në këtë kamp humbën jetën 285 fëmijë, por kjo statistikë është vetëm në bazë të dëshmive. Mendohet se numri i viktimave, përfshirë edhe ai i fëmijëve është edhe më i madh. 

Autoritetit i dosjeve Bashkia Tepelenë ka tashmë gati edhe projektin që synon ta kthejë këtë kamp të dikurshëm në një hapësirë të vizitueshme, për të mos harruar të shkuarën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos