Një situatë potencialisht e rrezikshme u krijua në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Sukthit.
Siç tregojnë pamjet, një kamionçinë ka marrë flakë pothuajse tërësisht, e parkuar në një anë të rrugës pothuajse bosh nga kufizimi i lëvizjeve.
Një fat ky, përndryshe me një trafik normal pasojat mund të ishin më të rënda, me mjetin në zjarr që mund të shndërrohej në burim aksidentesh. Nuk dihet ende për të lënduar. (A2 Televizion)