Shtetrrethimi po respektohet, Vlora si nuk është parë kurrë

Nga A2 CNN
22 Mars 2020, 15:38 | Kapur në kamera

Nuk ka ndodhur ndonjë herë në historinë e vendit që për një ditë të tërë, për më shumë një të diele, pothuajse e tërë popullsia të ndodhet brenda dhe jo jashtë banesave të tyre.  

Shtetrrethimi i vendosur nga qeveria shqiptare për të frenuar përhapjen e koronavirusit në vend me sa duket po respektohet, duke ofruar disa pamje që duken të modifikuara me dhe jo reale.

Në qytetin e Vlorës kjo vlen edhe më shumë, me bulevardin, sheshin “Pavarësia”  dhe Lungomaren që janë totalisht të braktisura, dhe ku lëvizja e vetme është ajo e erës dhe dallgëve të detit.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos