
Një zjarr i madh ka rënë pasditen e kësaj të shtune në një ofiçinë që shërbente për lyerje makinash. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Saver të Lushnjës, ku përmasat e zjarrit kanë qenë të mëdha.
Brenda në ofiçinë, kanë qenë një numër i konsiderueshëm automjetesh që ishin planifikuar për lyerje. Flakët kanë shkrumbuar gjithçka, duke shkaktuar një dëm të jashtëzakonshëm.
Deri më tani nuk dihen ende rrethanat në të cilat u shkaktua zjarri, ndërsa po punohet për shuarjen e tij dhe mospërhapjen e flakëve në banesat përreth. (A2 Televizion)