Shokuese, polici godet me shkelm në fytyrë të ndaluarin

Nga A2 CNN
20 Tetor 2022, 12:24 | Bota

Një oficer policie në Indianapolis është vënë nën akuzë pasi u filmua nga kamerat e trupit, ndërsa godiste me shkelm në fytyrë një të ndaluar, i cili ishte me pranga në duar.

Rreshteri Eric Huxley iu afrua 38-vjeçarit që ishte ulur në tokë nga oficerët e tjerë dhe papritmas e qëlloi atë duke e lënë të gjakosur.

I pastrehu Jermaine Vaughn ishte ndaluar për sjellje të pahijshme dhe rezistencë ndaj arrestimit, por pas daljes së pamjeve filmike, u rrëzuan të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.

Oficeri tashmë do të përballet me një juri federale për akuzat e shkeljeve të të drejtave të njeriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos