Shoqata rajonale e Tiranës, pas gjykatës, edhe FSHF njeh Prodanin kryetar

Nga A2 CNN
1 Mars 2022, 17:37 | Futboll
Shoqata rajonale e Tiranës, pas gjykatës, edhe FSHF njeh Prodanin

Pasi Gjykata njohu Eduard Prodanin si kryetar të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, të njëjtën gjë bën edhe Federata e Futbollit.

Këtë e konfirmon ftesa e marrë me e-mail, që Prodani të jetë i pranishëm në Asamblenë e 2 marsit, për bilancin financiar, buxhetin dhe raportet e auditit në FSHF.

Sipas dokumentit, ai është ftuar “në cilësinë e kryetarit të Shoqatës Rajonale Tiranë, bazuar në vendimin e gjykatës”.

Me vendimin e 10 shkurtit të kaluar, Gjykata vlerësoi se Asambleja e Shoqatës Rajonale Tiranë u karakterizua nga procesi i parregullt, manipulimet me delegatët dhe anuloi punimet që nxorën kryetar kandidatin e federatës, Krenar Alimehmeti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos