
Federata Angleze njoftoi se asnjë nga klubet e futbollit nuk do të pranojë të luajë përballë skuadrave ruse, në të gjitha aktivitetet zyrtare, për një kohë të pacaktuar.
Vendimi vjen si “një ndëshkim për të dënuar mizoritë e kryera nga udhëheqësit rusë” pas pushtimit të Ukrainës. Anglia bëhet vetëm shteti i radhës, i cili njofton se nuk do të pranojë të luajë ndeshje futbolli ndaj Rusisë.
Në rang federatash kjo iniciativë u morr nga Polonia, e ndjekur nga Suedia dhe Republika Çeke. Në Shqipëri, edhe pse Ministria e Jashtme vendosi që si pjesë e sanksioneve ndaj Rusisë janë edhe ndalimi i ndeshjeve sportive, federata e futbollit ende nuk ka mbajtur asnjë qëndrim zyrtar. (A2 Televizion)