
Shpallet kompania fituese e ankandit ndërkombëtar që do të ndërtojë Parkun Voltaik të Karavastasë, një nga më të mëdhenjtë në rajon. Çmimi i ofruar nga kompania franceze “Voltalia” ishte 24,89 euro për megavat.
Kryeministri Rama e cilësoi këtë një arritje për ekonominë dhe sektorin energjetik. “Jemi në gjendje të shohim konkretisht finalizimin e një përpjekje të madhe, nga një anë për të hapur një faqe të re në historinë e sistemit tonë energjitik, duke përfshirë në mënyrë shumë domethënëse një volum të rëndësishëm, i pari i kësaj natyre, i energjisë diellore, në sistem”, tha Rama.
“Dhe nga ana tjetër, një investim i huaj, mbi 100 milionë euro, që nuk është thjesht i rëndësishëm në vlerë, por për faktin se do të bëhet nga një kompani me një prestigj të madh ndërkombëtar dhe nga ana tjetër nga hyrja në ekonominë shqiptare të një aktori të rëndësishëm ekonomik që vjen nga Franca”. (A2 Televizion)