All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Shpërndante kokainë, arrestohet 33-vjeçari në Fier

Nga A2 CNN
14 Janar 2023, 09:35 | Kronikë
Shpërndante kokainë, arrestohet 33-vjeçari në Fier
All - Paragraf - 1

Një person është vënë në pranga për shpërndarjen e drogave të forta. Në operacionin policor të koduar “Boxes” u arrestua 33-vjeçari me iniciale V. B. nga Fieri.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjetën 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të vendosura në kuti, dhe shuma parash në euro, lekë, dollarë dhe paund, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.  

All - Paragraf - 3

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos