Shpërthen dhuna në ndeshjen e bamirësisë në Turqi

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2023, 10:53 | Futboll

U organizua për të mbledhur të ardhura për zonat e prekura nga tërmetet e fuqishme, por ndeshja miqësore Kocaelispor-Sakaryaspor degjeneroi në përleshje të dhunshme mes tifozëve në tribunat e stadiumit.

Një tifoz hyri në fushë nga tribuna ku qëndronin mbështetësit e Sakaryaspor dhe vrapoi më pas në drejtim të tifozëve kundërshtarë, duke nisur përleshjen.

Forcat e sigurisë ndërhynë edhe pse nuk ishin të shumtë në numër, pasi bëhej fjalë për një ndeshje miqësore. Në fund, me dhjetëra tifozë u vunë në pranga. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos