Shpërthen fishekzjarri një tonësh

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2020, 13:17 | Teknologji

Fishekzjarri më i madh në botë me një peshë rreth 1200 kg ishte surpriza më e bukur për banorët e Steamboat Springs në Kolorado, për të mbyllur festën e përvitshme të karnavaleve.

Fishekzjarri-raketë, me një diametër 1.5 metra u lëshua nga një tub 7 metra i gjatë, i vendosur nëntokë në malin Emerald, që mund të shihet nga i gjithë qyteti.

Një sasi e vogël e eksplozivi bëri të mund nisjen e fishekzjarrit gjigand drejt qiellit me një shpejtësi 480 km/h, i cili shpërtheu në qiell, duke krijuar një atmosferë mahnitëse për personat që morën pjesë në karnavalet ikonike të Steamboat Springs. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos