Shpërthen Lenjani, dy gola spektakolarë në Zvicër

Nga A2 CNN
5 Prill 2019, 11:44 | Futboll
Shpërthen Lenjani, dy gola spektakolarë në Zvicër

I nënvlerësuar nga ish-trajneri Panucci dhe i lënë jashtë ekipit Kombëtar, madje ku kërcënoi se nuk do ta vishte më fanellën kuqezi, për aq kohë sa italiani të ishte në stol, Ermir Lenjani po shkëlqen në kampionatin zviceran, duke shënuar dy gola në fitoren 2-1 të Sionit ndaj rivalëve të Thun.

Goli i parë i mesfushorit shqiptar ishte fantastik nga jashtë zone, ndërsa në të dytin Lenjani u gjend në vendin dhe kohën e duhur duke finalizuar mjaft bukur.

https://www.youtube.com/watch?v=fSpNR1iOS_w

29-vjecari arrin në kuotën e 5 golave për këtë sezon, ndërkohë që Sion ngjitet në vendin e katërt, aktualisht në Europa League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos