Shpërthen një depo armësh në Krime, mbyllet autostrada dhe evakuohen 2 mijë persona

Nga A2 CNN
19 Korrik 2023, 08:50 | Bota
Shpërthen një depo armësh në Krime, mbyllet autostrada dhe

Një depo municioni në lagjen Kirovsky të rajonit të Krimesë thuhet se ka shpërthyer pas një sulmi, duke shtyrë autoritetet ruse të mbyllin autostradën Tavrida për qarkullin e mjeteve.

"Në terrenin e stërvitjes Starokrymsky pranë fshatit Krynychki , u godit një depo municioni, e cila vazhdon të shpërthejë", thotë kanali "Crime Wind" në Telegram, i cituar nga agjencia Ukrinform.

Por për autoritetet ruse në rajon shpërthimi është cilësuar si një zjarr i zakonshëm.

Pas një zjarri që shpërtheu në një vend në rrethin Kirovsky, autostrada Tavrida u mbyll”, tha nga ana e tij udhëheqësi lokal rus Sergej Aksyonov, duke shtuar se ishte planifikuar evakuimi i përkohshëm i rreth dy mijë njerëzve.

Autostrada Tavrida lidh urën e Krimesë të qytetit port të Kerçit në Detin Azov me Sevastopolin në bregun e Detit të Zi të gadishullit.

Ndërkohë, një sulm i fuqishëm është regjistruar gjatë natës në Odessa, ku janë regjistruar shumë dëme dhe të plagosur.

"Sulm i fuqishëm i natës në Odessa, banorët raportojnë se shumë ndërtesa banimi janë dëmtuar dhe ka të lënduar", tha Oleg Kiper, kreu i Komandës Ushtarake Rajonale të Ukrainës në Odessa, cituar nga RBC-Ukraine.

Ndërkohë, zëdhënësi ushtarak Sergiy Bratchuk shkroi në Telegram se “ka pasur lëshime të raketave të lundrimit Kalibr nga Deti i Zi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos