Shpërthim i fortë në një hotel në Havana të Kubës, 22 viktima dhe mbi 60 të plagosur

Nga A2 CNN
7 Maj 2022, 08:36 | Bota

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 60 janë shtruar në spital pasi një shpërthim masiv tronditi një nga hotelet më ekskluzive me pesë yje të Kubës.

Besohet se një cisternë gazi e cila ishte parkuar jashtë hotelit Saratoga në Havanën e Vjetër u ndez, duke shkaktuar një shpërthim që shkatërroi disa kate të ndërtesës.

Hoteli historik u vendos të rihapej pas pandemisë, ndërsa tani shtrihet në gërmadha, me pjesën më të madhe të murit të jashtëm të rënë.

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke kërkuar për të gjetur njerëzit e bllokuar nën rrënoja.

Presidenca Kubane tha se mes viktimave ishte edhe një grua shtatzënë dhe një fëmijë.

Ndërsa të plagosurit po trajtohen në spitalet e afërta.

Dëshmitarët thanë për mediat vendase se panë shtëllunga tymi të zi dhe re pluhuri që dilnin në qiell pas shpërthimit.

Incidenti vjen teksa turizmi në vend po rikthehej nga dy vite të vështira të shkaktuara nga pandemia Covid-19.

Ndërtesa e shekullit të 19-të në Havanë ka pritur vizitorët e famshëm si Madonna, Beyonce dhe Mick Jagger. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos