Të gjithë studentët dhe stafi akademik janë evakuuar mëngjesin e kësaj të enjteje nga Universiteti i Lionit, pas një shpërthimi të fuqishëm dhe zjarrit, që fillimisht përfshiu tarracën e godinës.
Videot e postuara në rrjetet sociale, tregojnë flakët e zjarrit dhe tymin që pushtoi kampin universitar. Zjarri besohet se ka nisur fillimisht në katin e fundit të godinës, ku ndodhet laboratori i shkencës, që është nën rikonstruksion dhe sipas informacioneve të para, dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga rrjedhja e gazit.
Stafi i universitetit e konfirmoi menjëherë lajmin përmes llogarisë në “Twitter”, ku i bën thirrje studentëve dhe stafit, që të qëndrojnë mbi 100 metra larg godinës.
Autoritetet kanë nisur tashmë hetimin për shkaqet e shpërthimit. (A2 Televizion)