Disa shpërthime të fuqishme janë raportuar rreth orës 17:40 në lindje të Kievit. CNN raporton se këto ishte shpërthimet më të mëdha gjatë ditës së hënë.
Në videot e shpërndara në rrjetet sociale duket shpërthimi i fuqishëm, i cili ndriçon të gjithë kryeqytetin e Ukrainës. Sipas Daily Mail, shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur në një zonë ushtarake në periferi të Kievit.
Kjo ngjarje vjen vetëm pak orës pasi Kremlini paralajmëroi civilët të largoheshin nga qyteti nëpërmjet një rruge të sigurt në jugperëndim të Kievit, mes frikës se sulme më të ashpra do të kryhen. (A2 Televizion)