Caktohet vendi ku do të mbahet raundi i dytë i bisedimeve Rusi-Ukrainë

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2022, 20:22 | Bota
Caktohet vendi ku do të mbahet raundi i dytë i bisedimeve

Vetëm disa orë pas mbylljes së raundit të parë të bisedimeve mes delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë për zgjidhjen e krizës, palët kanë bërë me dije se ku do të mbahet takimi i radhës.

Sipas kreut të delegacionit rus, Vladimir Medinsky, delegacionet kanë rënë dakord që bisedimet e radhës të zhvillohen pas disa ditësh, kësaj here në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë.

Përpara se të shkojnë në këtë takim, të dy delegacionet do të bisedojnë me  liderët e tyre pozicionimet dhe kërkesat e palëve në negociatat e zhvilluar në Bjellorusi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos