
Një rrëfim që përjeton nga afër luftën erdhi në ekranin e A2 CNN nga konsulli i Shqipërisë në Ukrainë, Shahin Omarov, i cili jeton në Kharkiv, qyteti i dytë në Ukrainë, i cili ditët e fundit ishte një fushë betejë mes dy ushtrive.
Omarov tregon se ushtria ruse lufton nga 3 drejtime në Ukrainë, nga kufiri i saj, ai me Bjellorusinë dhe Krimea. Diplomati rrëzon dhe deklaratat e autoriteteve ruse, duke treguar se ushtria ruse bombardon gjithçka duke përfshirë këtu spitale apo dhe shkolla.
“Situata është e komplikuar dhe intensive luftime ka në të gjithë kufirin Rusi-Ukrainë. Në territorin e ukrainë, kryeqytet dhe pjesa perëndimore po bombardohen nga Bjellorusia. Në Ukrainë ka luftime në tre drejtime, nga kufiri me Bjellorusinë, ai me Rusinë dhe nga Krimea. E gjithë kjo luftë zhvillohet mes bombardimeve. Sipas llogaritjeve në Ukrainë ka mbi 100 mijë ushtarë rusë. Po bëhet qitje me raketa, në fushën e betejës ka tanke. Nuk u realizua plani rus për ta marrë Ukrainën brenda disa ditësh. Ushtria ukrainase po mbrohet. Praktikisht Rusia po humbet teknikën ushtarake dhe forcat e saj, shumë ushtarë rusë kanë humbur jetën. Rusët bombardojnë çfarë të mundin, shtëpitë e banimit, spitalet, kopshtet. Unë jam në Kharkov, qyteti i dytë i Ukrainës. Nga qendra e Kharkovit dhe kufiri me Rusinë janë 40 km. Luftimet janë shumë të ashpra, luftë ka në rrugë. Mbrojtësit tanë po rezistojnë me heroizëm. Në çdo orë i nënshtrohemi bombardimeve me aviacion”, u shpreh Omarov. (A2 Televizion)