Shpërthime vullkanike dhe zi urie, cili ka qenë viti më i keq në histori

Nga A2 CNN
25 Prill 2023, 12:57 | Bota
Shpërthime vullkanike dhe zi urie, cili ka qenë viti më i keq

Vitet e fundit kanë qenë të vështira për njerëzit kudo në planet. Shpallja e pandemisë, paqendrueshmëri të rrezikshme politike, katastrofa të motit dhe ndryshime drastike në mënyrën e jetesës.

Por a ishte 2020 viti më i keq i regjistruar ndonjë herë? Përgjigjja është jo, sipas historianit dhe arkeologut Michael McCormick. Viti më i keq, vlerëson profesori i Harvard-it ka qenë 536.

Por pse ka qenë viti 536 kaq i vështirë për ata që e jetuan? Mund të argumentosh se 1918, viti i fundit i Luftës së Parë Botërore, kur gripi spanjoll vrau deri në 100 milionë njerëz në mbarë botën, ishte një vit i tmerrshëm në të gjitha aspektet.

1349 mund të futet në këtë listë si viti kur Vdekja e Zezë zhduku gjysmën e Evropës, me deri në 20 milionë të vdekur nga murtaja. Shumica e viteve të Luftës së Dytë Botërore ndoshta mund të futeshin në listën e viteve të tmerrshme. Por 536 ishte në një kategori më vete, argumenton historiani.

Sipas, McCormick, 536 ishte viti paraardhës i një prej periudhave më të vështira të historisë njerëzore. Gjithçka nisi me një shpërthim vullkanik në fillim të vitit në Islandë. Hiri nga shpërthimi, çoi në krijimin e një mjegulle që solli një periudhë 18-mujore errësire në të gjithë Europën, Lindjen e Mesme dhe një pjesë të Azisë.

Në bazë të dëshmive, dielli dukej gjithë kohës sikur ishte në eklips ndërsa hëna nuk ndriçonte. Kjo situatë solli uri. Ditët e errëta sollën edhe të ftohtin pasi temperaturat në dimër shkonin deri në 1.5° C. to 2.5° C.

Ajo që pasoi ishte dekada më e ftohtë në 2300 vite, sipas revistës Science, duke shkatërruar të mbjellat dhe duke sjellë urinë në të gjithë botën.

Rënia e një perandorie

Në vitin 541, murtaja bubonike e shtoi ndjeshëm mjerimin e botës. Duke u përhapur nga porti romak i Pelusium në Egjipt, e ashtuquajtura Murtaja e Justinianit shkaktoi vdekjen e gjysmës së popullsisë së Perandorisë Romake Lindore. Kjo, nga ana tjetër, përshpejtoi kolapsin e saj përfundimtar, shkruan McCormick.

Midis kataklizmave mjedisore, me shpërthime masive vullkanike gjithashtu në 540 dhe 547 dhe shkatërrimit të shkaktuar nga murtaja, Evropa ishte në një rënie ekonomike për gati gjithë shekullin e ardhshëm, deri në vitin 640 kur minierat e argjendit i dhanë një shtysë.

Megjithatë, si çdo gjë tjetër, cilësimi i një viti si më i “keqi” duhet vendosur në perspektivën historike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos