Shpërthimi i gazit shkërmoq ndërtesën, 1 i vdekur dhe 16 të plagosur

Nga A2 CNN
8 Gusht 2023, 07:39 | Bota
Shpërthimi i gazit shkërmoq ndërtesën, 1 i vdekur dhe 16

Të paktën 1 person humbi jetën dhe 16 të tjerë mbetën të lënduar, si pasojë e shpërthimit të gazit në një ndërtesë 3-katëshe në Teheran të Iranit.

Shpërthimi ishte shumë i fuqishëm sa që e rrëzoi në tokë ndërtesën, duke zënë poshtë rrënojave të gjithë banorët e saj.

Ngjarja ndodhi në një nga lagjet kryesore të kryeqytetit iranian dhe impakti i valës shpërthyese u pasqyrua dhe te ndërtesat pranë, të cilat po ashtu pësuan dëme.

Ekipet e ndihmës së shpejtë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë nën rrënoja, pasi mendohet se ka ende persona të bllokuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos