Shpërthimi në urën e Krimesë, Ukraina pranon për herë të parë përgjegjësinë

Nga A2 CNN
9 Korrik 2023, 08:26 | Bota
Shpërthimi në urën e Krimesë, Ukraina pranon për

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës pranoi për herë të parë përgjegjësinë e Kievit në sulmin e 8 tetorit 2022 në urën e Krimesë.

Në ditën e 500-të të luftës, ishte zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Malyar, e cila publikoi një listë të veprimeve më të rëndësishme të kryera nga ushtria në Telegram, duke përfshirë sulmin në urë.

"273 ditë që nga sulmi i parë u krye në urën e Krimesë, për të prishur logjistikën e rusëve”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se, ura e Krimesë u hodh në erë me eksploziv të transportuar nga një kamion bombë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/08/shperthim-cisterna-me-karburant-ne-uren-e-krimese-me-e-gjata-ne-europe/
https://a2news.com/2023/06/22/sulmohet-ura-qe-lidh-rusine-me-krimene-moska-ukraina-perdori-raketat-britanike/

A2 CNN Livestream

Latest Videos