Legjenda e pafundme, LeBron James bëhet lojtari i parë në histori që i shënon nga 40 pikë të gjitha skuadrave të NBA

Nga A2 CNN
25 Janar 2023, 12:03 | Sporte të tjera
Legjenda e pafundme, LeBron James bëhet lojtari i parë në histori

LeBron James shkroi një tjetër kapitull të artë në historinë e NBA, pasi të martën u bë lojtari i parë që i shënon 40 pikë në një ndeshje të gjitha skuadrave të kompeticionit. Ylli i Los Angeles Lakers shkëlqeu në “betejën e qytetit” kundër Los Angeles Clippers.

“Mbreti” gjithashtu barazoi rekordin e Michal Jordan për shënimin e 45 pikëve në 3 ndeshje, në moshën 38-vjeçare, rekord që me siguri do ta thyejë deri në fund të sezonit. James është gjithashtu vetëm 177 pikë larg rekordit historik të një tjetër legjende të NBA, Kareem Abdul-Jabbar, për numrin më të madh të pikëve të shënuara në NBA gjatë karrierës, 38 387. Këtë rekord mund ta kalojë brenda 10 ndeshjev etë ardhshme, ose edhe më herët.

James është në vitin e 20-të në NBA dhe nuk po tregon asnjë shenjë “plakjeje”, por pavarësisht suksesit personal, skuadra duket se nuk po e ndjek pas, pasi Lakers u mund nga Clippers 133-115 në ndeshjen e të martës.

Lakers renditet në vend të fundit në Divizionin e Paqësorit dhe në vend të 13-të në Konferencën e Perëndimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos