Shqipëria lind më pak, plaket më shpejt

Nga A2 CNN
28 Janar 2020, 10:17 | Aktualitet

Në 3 dekadat e fundit popullsia e Shqipërisë është ulur me rreth 410 mijë vetë. Por, ndërsa shkaku i kësaj rrudhjeje ka qenë i lidhur me emigrimin masiv, tani vendi po kërcënohet edhe nga rënia e lindshmërisë nën nivelin e vdekjeve, çfarë do ta thellojë edhe më shumë tkurrjen e popullsisë. Organizata e Kombeve të Bashkuara parashikon se, brenda një shekulli, popullsia e Shqipërisë mund të rrudhet nën 1 milion vetë. Për të folur mbi shkaqet sociale, që i shtyjnë çiftet të bëjnë më pak fëmijë se më pare, ishte i ftuar në Dita Jonë Profesor Edmond Dragotin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos