
Christa Pike, 50-vjeçarja që i mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurës në Tenesi, është liruar nga spitali dhe është rikthyer në Qendrën e Rehabilitimit Deborah K. Johnson, burgun e grave ku u mbajt për 30 vjet. Kjo u bë e ditur nga avokatët e saj përmes një deklarate.
"Ajo është mirënjohëse ndaj ndihmësve të urgjencës dhe ekipit të saj mjekësor për kujdesin e tyre në këto rrethana të jashtëzakonshme. Ajo vazhdon të marrë kujdes mjekësor në burg dhe ne do të vazhdojmë të monitorojmë shërimin e saj ", thanë avokatët.
50-vjeçarja i mbijetoi dy dozave të pentobarbitalit të administruara gjatë tentativës së ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës më 30 shtator për vrasjen me thikë në vitin 1995 të shoqes së klasës Colleen Slemmer. Pike ishte shtruar në spital që nga tentativa e dështuar e ekzekutimit. (A2 Televizion)