Shpërthim në aeroportin e Riadit! Disa të plagosur dhe evakuime, anulohen fluturimet

Nga A2 CNN
10 Tetor 2026, 17:43 | Bota

Shpërthim në aeroportin e Riadit! Disa të plagosur dhe evakuime,

Disa persona kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim në aeroportin ndërkombëtar të Riadit, në Arabinë Saudite, këtë të shtunë. Sipas dy dëshmitarëve okularë të cituar nga Reuters dhe dy personave të informuar për ngjarjen, udhëtarët janë evakuuar nga disa zona të aeroportit.

Një dëshmitar raportoi se pa shpërthimin dhe më pas disa persona të plagosur të shtrirë në tokë brenda aeroportit. Më shumë se dhjetë autoambulanca u panë duke mbërritur në vendngjarje.

Autoritetet saudite nuk kanë reaguar menjëherë ndaj kërkesave për koment. Ndërkohë, të gjitha fluturimet drejt Riadit janë devijuar ose anuluar, sipas të dhënave të platformës së gjurmimit të fluturimeve Flightradar24.

Kompania Kuëait Airëays njoftoi anulimin e fluturimeve drejt dhe nga kryeqyteti saudit, duke përmendur mbylljen e aeroportit për shkak të situatës së sigurisë. Edhe Etihad Airëays dhe Qatar Airëays anuluan disa fluturime, me kufizime që në disa raste shtrihen deri të hënën.

Ky shpërthim vjen në një periudhë përshkallëzimi të sulmeve me raketa nga rebelët Huthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani. Aeroporti i Riadit ishte sulmuar edhe dy herë më herët gjatë javës, duke shkaktuar katër viktima, të plagosur dhe dëme të konsiderueshme në një avion.

Pavarësisht situatës, organizatorët njoftuan se konferencat e rëndësishme për energjinë dhe investimet, të planifikuara në Riad, do të zhvillohen sipas programit, duke siguruar pjesëmarrësit për masat e sigurisë.

Rebelët Huthi u kanë bërë thirrje kompanive ajrore të shmangin hapësirën ajrore saudite, të cilën e kanë shpallur zonë operacionesh ushtarake. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos