Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit shkaktoi dëmtime të shumta edhe nëpër shkolla, sidomos në zonat që ishin më pranë epiqendrës së goditjes me magnitudë 6,3. Ekspertët, pas verifikimeve në terren, arritën në konkluzionin se shumica e shkollave janë me dëme strukturore, ndërsa disa të tjera janë për t’u rindërtuar nga e para. Për të mësuar më shumë rreth situatës pas tërmetit në shkollat më të prekura, në studion e “Dita jonë” ishte i ftuar Gerti Janaqi, drejtor i Agjencisë së Sigurimit e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar. (A2 Televizion)
Shqipëria pas tërmetit, ekspertët: Shumica e shkollave, me dëme strukturore
