“Shqipëria ta harrojë integrimin pa liruar Belerin”, kërcënon ministri grek

Nga A2 CNN
21 Gusht 2023, 11:36 | Politikë
“Shqipëria ta harrojë integrimin pa liruar Belerin”,

Ministri i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore në Greqi, Adonis Georgiadis ka kërcënuar drejtpërdrejt Shqipërinë se do t’i duhet të harrojë integrimin europian dhe fondet e BE, nëse nuk liron nga burgu Fredi Belerin, i cili ka dalë fitues i zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës, por që ende nuk ka bërë betimin për marrjen e detyrës, pasi është arrestuar nga SPAK për blerje votash.

Gjatë një intervistë për ERT, Georgiadis komentoi dhe mungesën e ftesës për Ramën në darkën informale të thirrur nga kryeministri Mitsotakis për liderët e Ballkanit Perëndimor, duke thënë se tashmë masat ndaj Shqipërisë kanë nisur pasi çështja Beleri nuk kalon lehtë për qeverinë greke.

‘Çështja Beleri nuk kalon lehtë për qeverinë greke. Mesazhi për Shqipërinë sot është i qartë. Nëse vazhdojnë të pengojnë betimin e kryetarit të ri të komunës së Chemarra Freddy Beleris, do të duhet të harrojnë integrimin evropian dhe paratë nga Evropa. Greqia tashmë ka deklaruar se po bllokon gjithçka. Shqipëria do paguajë çmim shumë të lartë nëse vazhdon të shkelë të drejtat e grekëve”, tha ministri i Punës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos