
Pas humbjes 1-3 ndaj Belgjikës, që e mbante gjithsesi në garë për kualifikim në Europian, Shqipëria U-19 e drejtuar nga Armando Cungu ka pësuar sot një disfatë të vërtetë përballë bashkëmoshatarëve spanjoll, duke humbur me rezutatin 5-0, në një garë ku fitorja e iberikëve nuk u vu në diskutim asnjëherë.
Spanjollët kalojnë në avantazh qysh në minutën e 8-të me Angel, dhe me pas përfitojnë nga të gjitha gabimet e kuqezinjve, duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 3-0. Pjesa e dytë, pavarësisht ndryshime ve të shumta nga Cungu nuk ndryshojnë asgjë, superioriteti spanjoll është i dukshëm dhe ata arrijnë të shënojnë dy herë të tjera në portën e mbrojtur nga Simon Simoni.
Përtej humbjes, që ishte e parashikuar disi, për të ardhur keq është golavarazhi i deritanishëm i Shqipërisë, 1-8, që e pamundëson atë për t’u kualifikuar si e treta më e mirë. (A2 Televizion)