
Pas sfidës prestigjioze me Italinë, Kombëtarja shqiptare do të luajë një miqësore me një rival më modest. Bëhet fjalë për Arabinë Saudite, dhe kjo do të jetë ndeshja e parë në histori mes dy vendeve. Ndeshja do të luhet më 26 tetor, por federata ende nuk ka përcaktuar vendndodhjen e saj.
Ndërkohë në muajin shtator, kuqezinjtë do të luajnë dy përballjet e fundit të grupit në UEFA Nations League, më 24 shtator me Izraelin dhe më 27 shtator me Islandën.
Në muajt e ardhshëm deri në fillimin e Botërorit “Katar 2022”, Shqipëria do të luajë edhe miqësore të tjera sipas kalendarit të FIFA-s, teksa FSHF po punon për të zyrtarizuar edhe rivalët e radhës. (A2 Televizion)